SHQIPËRI

Vizita e presidentit të Austrisë/ Me homologun shqiptar diskutime për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Presidenti Austrisë Alexander Van der Bellen ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare nga ku u prit prej presidentit të republikës Bajram Begaj.

“Ndamë bindjen se ekzistojnë mundësi të shumta për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve. Shumë e rëndësishme është mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.”– tha Begaj.

Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen mbajti qëndrimin e tij për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Ai e cilëson dialogun mes dy vendeve si mjaft të vështirë, por shprehet se ato e kanë kuptuar se pa marrëveshje nuk kanë një të ardhme në Bashkimin Evropian. Sipas tij negocatia në Ohër të ndërmjetësuar nga BE do të jetë guri themelor për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Paçka se nuk kishte një firmë në marrëveshje, presidenti Austrisë theksoi se kjo patjetër që është një afrim në këtë proces që nuk duhet nënvlerësuar.


Top Channel

Banner

Related posts

Një autobus përfshihet nga zjarri në një autostradë në Kroaci, kjo është gjendja e pasagjerëve

admin

22-vjeçari shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik në Itali

admin

Financimet nga kompanitë ruse/ Klotilda Bushka: Kryemadhi të japë sqarime mos të sulmojë mediat

admin

Leave a Comment