AKTUALE

Vilson Sinishtaj: Ditë e mirë, ditë e mbarë për Tuzin e Malësinë

Të drejtë e votës e shfrytëzoi dhe Kryetari i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj”, i cili deklaroi se ka ardhur nga Amerika për ta përkrahur demokracinë dhe realizimin e të drejtës së votës, për Tuzin e për Malësinë.

Është ditë e mirë, është ditë me shpresë për Tuzin dhe Malësinë, ka deklaruar z. Sinishtaj.

Sot, kush i thotë bukës bukë e ujit ujë, duhet të dalë te kutia e votimit për ta përkrahur zhvillimin, shpresën e perspektivën e Tuzit e Malësisë, ka theksuar ai.

Malësia sot ka nevojë për çdo votë, për çdo za që i thotë po vazhdimit të sukseseve dhe qeverisjes shembullore, ti thotë po interesit nacional në Malësi, për jetë ma të mirë e zhvillim për të gjithë qytetarët, potencoi z. Sinishtaj.

Z. Sinishtaj ftoi të gjithë qytetarët pa dallim të dalin të votojnë jo vetëm si obligim qytetar por edhe nacional, të prezantimit të vullnetit politik për Tuzin e Malësinë.

Banner

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Qeveria sot do të diskutojë çmimet e derivateve të naftës

Gjyla Halili

MPB njofton: 124 shkelje të rregullave të komunikacionit në Shkup

Gjyla Halili

Leave a Comment