AKTUALE

Bexheti pyet Mickoskin: Çfarë mekanizmi keni gjetur për VLEN, që gjithë fjalët publike po i ndërrojnë?

Shefi i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti në seancën e pyetjeve të deputetëve iu drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski me pyetjen se çfarë mekanizmi ka gjetur për partnerin e koalicionit VLEN, që sipas Bexhetit, po i ndërrojnë fjalët publike, përcjell TV21. Kjo pyetje e bexhetit ndaj Mickoskit erdhi pasi paraprakisht, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani tha se koalicioni VLEN nuk e kërcënon partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE dhe se askund nuk ka deklaruar që VLEN do ta lëshojë qeverinë në rast se nuk realizohen ndryshimet kushtetuese deri në fund të këtij viti.

“Çfarë mekanizmi keni gjetur për ata që gjithë fjalët e thëna publike, po i ndërrojnë. Nuk dua të përsëritem, kolegu paraprak, unë pa ditur se çfarë pyetje do të parashtrojë, i tha disa çështje për ndryshimet kushtetuese”, tha mes tjerash Bexheti.

Banner

Related posts

Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero

Gjyla Halili

Drejtoresha e çerdhes, me certifikatë të falsifikuar të anglishtes

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: VLEN do të ketë më së shumti vota shqiptare dhe deputetë shqiptarë më 8 maj

Gjyla Halili