AKTUALE

Vendndodhja e Grubit, Prokuroria tregon nëse do të merret në pyetje Ali Ahmeti

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut thotë se autoritetet kanë të drejtë ta ftojnë në bisedë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, pasi i njëjti së fundmi deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi gjendet diku në trevat shqiptare dhe se i njëjti do të kthehet kur të sigurohet që nuk ka drejtësi selektive, përcjell TV21.

“Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për lëshimin e fletarrestimit kombëtar dhe ndërkombëtar për të dyshuarin. Autoritetet vendase dhe ndërkombëtare të ngarkuara me ekzekutimin e këtyre urdhrave kanë të gjithë autoritetin për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të gjurmuar personin, duke përfshirë thirrjen dhe intervistimin e personave të tjerë që mund të kenë ndonjë njohuri për vendndodhjen e të dyshuarit”, thonë nga PTHP.

Banner

Related posts

Qeveria e RMV-së: 6 milion denarë ndihmë për Turqinë, ekipe shpëtimi dhe të Armatës

admin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha pret studentin Mevlan Ademi, nga Maqedonia e Veriut.

Gjyla Halili

Nxënësit e Shkollës Sande Shterijoski do të organizojnë një shfaqe teatrale më datë 28 shkurt 2025, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës.

Gjyla Halili