SHQIPËRI

Veliaj: E gjithë Kosova e Shqipëria sot me Hashim Thaçin, përveç atij që i shiti naftë Millosheviçit dhe ish-Presidentit që dikur bënte flatrat patriotike

Gjatë një takimi për prezantimin e kandidatëve të 14 majit në Vorë, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se e gjithë Kosova dhe Shqipëria sot është me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe ish-Presidentin Hashim Thaçi, përveç atij që i shiti naftë Millosheviçit në luftën e Serbisë ndaj Kosovës.

As Berisha dhe as ish-Presidenti që dikur bënte flatrat patriotike, tha Veliaj, nuk kanë bërë asnjë reagim ndaj liderëve kosovarë që pritet të dalin nesër në gjyq padrejtësisht, në Hagë, se luftuan për të mbrojtur vendin e tyre.

“Si ka mundësi sot, në 2 Prill, gjithë Kosova është në shesh për luftën e UÇK-së, për të mbështetur ata që janë në Hagë, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe gjithë heronjtë e tjerë, dhe si ka mundësi që nuk ka asnjë fjalë nga ata që i shitën naftë Millosheviçit, ata që thonë ‘oh sa mirë me qenë shqiptar’”?! Është shumë kollaj të dalësh te Presidenca e të bësh këto flatrat patriotike, por pyetja është çfarë ke bërë me veprat e tua, se nëse i ke shitur naftë Millosheviçit dhe nëse vazhdon financohesh nga rusët dhe në qoftë se vazhdon e sponsorizon nga rusët të gjithë aktivitetin elektoral, ky është turp për demokratët. Ka zgjidhje? Unë them që ka zgjidhje. Të gjithë dmeokratët e Vorës duhet të votojnë Blerim Sherën që është çuni ynë, nuk është kukulla e askujt, është lindur e rritur këtu, familjen këtu, ka qenë mësues këtu, kontribuon këtu,” deklaroi Veliaj.


Top Channel

Banner

Related posts

Top Channel – Lajmet e fundit minute pas minute, art, sport, Portokalli, Fiks Fare, Top Story, Perputhen, Big Brother Albania, Big Brother VIP, Shqiperia Live

admin

SPAK merr në pyetje Gjiknurin/ Dosja hetimore për “Abuzimet me fondet në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan”

admin

Do rriten pagat dhe pensionet! Qeveria miraton të premten vendimin për “reformën historike”

admin

Leave a Comment