BOTA

Vazhdon vala e motit të keq në Itali! Rrugë të përmbytura, rrëshqitje dheu dhe pemë të rrëzuara

Shumë zona të Italisë vazhdojnë të jenë të prekura nga moti i keq, ndërsa sipas meteorologëve kushtet e motit pritet të përmirësohen nga mbrëmja e së mërkurës.

Për shkak të rrëshqitjes së dheut, shtatëdhjetë turistë u detyruan të largoheshin nga një hotel në zonën e njohur malore të Cortina d’Abezzo , në rajonin verior të Venetos.

Në  Trieste,  për shkak të erës së fortë dhe shiut të dendur, qendra e qytetit është përmbytur. Shumë banorë dhe turistë vrapuan në kafene dhe dyqane për të mos u rrëmbyer nga era.

Në rajonin veriperëndimor të Piemonte, dhe më konkretisht në qytetet Asti, Vercelli, Novara dhe Alessandria, pas reshjeve të dendura të njëzet e katër orëve të fundit, zjarrfikësit vazhdojnë të pastrojnë rrugët nga më shumë se dyqind trungjet e pemëve të shkulura nga era e fortë. Në të njëjtën kohë, sot ka rënë borë në zonën e Sestriere – e cila ndodhet në një lartësi prej dy mijë metrash – dhe temperatura ka rënë në dy gradë.

Gjatë ditës së nesërme priten reshje të dendura në zonat më të gjera të Romës, Firences, Napolit, si dhe në Kalabri.


Top Channel

Banner

Related posts

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi kërcënohen nga pluhuri, helmet dhe kaosi i rindërtimit (fotot)

admin

Verdikt ‘vetëvrasjeje’ për mësuesen nga Filadelfia të gjetur me 20 goditje thike përfshi dhe në kurriz, megjithë kritikat për hetimin (fotot)

admin

Moska dhe Pheniani konfirmojnë se Kim Jong Un do të vizitojë Rusinë për t’u takuar me Vladimir Putinin

admin

Leave a Comment