BOTA

Gjendja alarmante në Pekin, uji vërshon në rrugë! Njerëzit mbeten të bllokuar

Shirat e rrëmbyeshëm vijojnë të godasin rëndë Kinën veriore, duke vrarë të paktën dy persona në Pekin ndërsa shumë të tjerë mbetën të bllokuar.

Stuhia “Doksuri”, ka kthyer rrugët në lumenj ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje dheu në disa zona. Dëmet mbeten të rënda me makina të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara kudo.

Ekipet e emergjencës arritën të shpëtonin një person që kishte mbetur i bllokuar në mes të vërshimit të ujit. Ata po qëndrojnë në gatishmëri për personat që janë në rrezik, ndërkohë që alarmi i kuq ka pushtuar vendin.

Lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe urat janë shkatërruar nga vërshimi i fuqishëm.

Stuhia vdekjeprurëse “Doksuri” vijon të mbetet shqetësuese për vendin, ndërsa autoritetet paralajmëruan miliona persona të qëndrojnë në shtëpi.

Më shumës se 47 mijë banorë u evakuuan nga zonat me rrezik të lartë të Pekinit dhe një tjetër qytet verior, deri në përmirësimin e situatës.

Autoritetet kanë raportuar se është hera e parë që nga viti 2011 ku mbetën të vrarë 300 persona, që lëshohet një paralajmërim i tillë për reshje të mëdha.


Top Channel

Banner

Related posts

Profil/ Kush është famëkeqi Yevgeny Prigozhin, dikur krahu i djathë i Putin, sot i shpalli luftë

admin

Niger, junta ushtarake njofton se Presidenti Bacoum do të gjykohet për tradhti të lartë

admin

Lanë pas hatërmbetjet, ekuipazhi ruso-amerikan niset drejt Stacionit të Hapësirës

admin

Leave a Comment