AKTUALE

Nikollë Camaj: Fëmijët janë e ardhmja jonë – vizitë festive në Parlament

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, me iniciativë të nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj u zhvilluan aktivitete të posaçme kushtuar të vegjëlve.Nxënës nga shkollat shqipe vizituan institucionin më të lartë ligjvënës të vendit dhe u pritën në zyrën e nënkryetarit, i cili vlerësoi angazhimin e tyre dhe rëndësinë e ditës.“Falënderoj nxënësit, mësueset dhe drejtorin Luigj Dedvukaj për vizitën dhe për bisedën e hapur e të këndshme. Prania e fëmijëve sot na kujton se investimi në arsim dhe mbështetja e brezit të ri është detyrë e jona e përhershme,” deklaroi Camaj.Ai theksoi se Parlamenti do të vazhdojë të përkrahë politikat që promovojnë të drejtat, mirëqenien dhe zhvillimin cilësor të fëmijëve në Mal të Zi.

Banner

Related posts

ZOTI ZV. KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT ARBEN FETAI, ALI  AHMETI ISHTE DHE MBETËT UDHËHEQËS I MADH  I KOSOVËS, SLLOBODAN MILOSHEVIQ ME POLITIKËN DHE SHTETIN E SERBISË, KANË KRYER GJENOCID NË KOSOVË

Gjyla Halili

Mexhiti: Nuk hyjmë me çdo kusht në qeveri! Mickoski: S’dua negociata në bazë të ultimatumeve, është gabim!

Gjyla Halili

Mickovski për vizitë në Radovish

Gjyla Halili