AKTUALE

Shoqata Alpiniste ” NIVISHTA” Reka e Epërme, më 15.09.2024 organizon ecjen e radhës në Kabash

Të nderuar anëtar dhe dashamirë të natyrës, Shoqata Alpiniste “NIVISHTA” – Reka e Eperme, këtë të dielë, (15.09.2024) ecjen e rradhës e organizon në KABASH.
Me ecje do të fillojmë nga fsh.Nivisht Reka e Eperme (1073 m/lmd) dhe do të ngjitemi në majen Kabashit – 2391 m/lmd, e cila është maja më e rrezikshme në R.e Maqedonisë së Veriut .

– Ky shteg nuk osht per filestore.

– Veshëmbathja, adekuate për këtë periudh të vitit.

– Koha e nisjes, me 15.09.2024 (e dielë), ora 6.00 prej te pallati I kultures Gostivar.

– Lus pjesëmarësit të jenë të saktë te vendi i nisjes në orën 06.00
– Nuk ka toleransë për vonesë.
– Regulla që duhet respektuar pjesmarsit:
– Ardhja në kohën e caktuar në vendin e caktuar.
– Respektimi dhe përcjellja e rregullave të caktuara nga udhëheqësi i ecjes.
– Ruajtja e natyrës duke mos hedhur mbeturinat gjatë marshutës dhe gjatë pauzave.
– Pregaditja fizike dhe psiqike janë përgjegjësi individuale dhe Shoqata Alpiniste “NIVISHTA” nuk mer përgjegjësi në rast lëndimi.
– Varesish kushteve klimatike organizatori ShA “Nivishta – Reka e Eperme” mban te drejtën e ndryshimit të realizimit, të kësaj ngjitje në majen e KABASHIT.

Personi për kontakt:
Bardhul Miftari 071 547 570

Banner

Related posts

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga vendi

Gjyla Halili

Krenar LLoga, Ziadin Sela dhe Talat Xhaferi takim me bashkatdhetarët në Austri

Gjyla Halili

Andonovski: Me ligj do t’i ndalojmë lojërat online të fatit

Gjyla Halili