AKTUALE

Vazhdojnë arrestimet dhe raportimet për dhunë familjare

Në Policinë e Maqedonisë së Veriut u raportua gjashtë raste për dhunë në familje, si rezultat i së cilës u arrestuan dy persona, transmeton Portalb.mk.

“Nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria B.S. (28) nga Velesi, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë familjare u ka bërë kërcënime prindërve të tij. Ai është ndaluar në stacion policor dhe është njoftuar prokurori publik”, raportoi Policia.

Policia ka raportuar se në Veles u arrestua edhe 44 vjeçari Z.J. nën dyshimet se e ka sulmuar bashkëshorten 41 vjeçare.

Raste të ngjashme ka pasur edhe në vende të tjera. Në Kumanovë një 23 vjeçare e raportoi për dhunë bashkëshortin A.A., sikurse një 45 vjeçare nga Karposhi që ka raportuar bashkëshortin për sulm fizik. Në Kavadar një 42 vjeçare e raportoi ish-partnerin për kërcënim përmes telefonit.

Banner

Related posts

OEMVP do të mbajë takim pune me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së

Gjyla Halili

Vatra përshëndet votimin e Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gjyla Halili

Arsyeja pse s’duhet ta vendosni shalqirin në frigorifer

admin