AKTUALE

Vazhdojnë aderimet nga BDI Saraj në Lëvizjen Demokratike

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sonte ka njoftuar për aderime të reja nga BDI Saraj në LD.

Sonte kisha kënaqësinë e veçantë që bashkërisht me koordinatorin Muhamed Elmazi, në selinë tonë të pres Besir Shabanin nga vendbanimi Saraj, profesor në shkollën e mesme të qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov”, përndryshe doktorant i shkencave ekonomike;

Harkan Memedin, doktor specialist pedijater nga Nerezi i Shkupit; Lirije Rexhepi, e diplomuar në shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, ish kandidate për deputet e radhitur e dyta në listën e BDI-së në zonën 1 në vitin 2016; Adelisa Liçina – Kolashinac, tehnologe ushqimore nga venbanimi Lubin i Shkupit.

Sumeja Mejdiu nga Sillarja e epërme, profesoreshë në shkollën e mesme të qytetit të Shkupit “Marija Kiri”, teknologe e diplomuar; Adnan Hadroviç nga vendbanimi Saraj, doktor i përgjithshëm. Vlen të theksohet se të gjithë këta aderojnë në LD nga BDI. Ndryshimin do ta bëjmë me kuadro të pastërt, profesional e kompetent! Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!”, ka thënë Mexhiti.

Banner

Related posts

Osmani nga Brukseli: Ambiciet imperialiste ruse kërcënojnë edhe Ballkanin Perëndimor

Gjyla Halili

Misioni i UNESCO-s rekomandon përfshirjen e Ohrit në Listën e Pasurive në Rrezik

Gjyla Halili

Kurti e përmbledh javën përmes një video: Nga jugu në veri me shumë punë e projekte

Gjyla Halili