SHQIPËRI

Vajza u vra me skaf nga shefi, familja refuzon që njësia e policisë të quhet Jonada

Këtë sezon turistik do të patrullojnë në det policë kufitar me Jet Ski. Detyra e tyre do të jetë kontrolli i detit sa i përket respektimit të rregullave nga përdoruesit e mjeteve motorike.

Kryeministri Edi Rama pati premtuar që Njësia Policore Detare e sapo ngritur do të mbante emrin “Jonada”, për hir të vogëlushes që u përplas për vdekje nga zyrtari i policisë Arjan Tase, shef i Seksionit të Policimit në Kominitet në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Por mesa duket propozimi i kryeministrit nuk është pranuar nga familja e Jonadës, e cila ka refuzuar që njësia policore të mbante emrin e vajzës së tyre.

“Akti kriminal i atij individi që i uli kokën shtetit, që na bëri të gjithëve që të skuqemi si asnjë herë tjetër duhet t’ju shërbej të gjithëve si një kambanë që duhet t’i bjerë alarmit sa herë që dilni nga shtëpia për të mos bërë asgjë nga ato që turpërojnë gjithë bashkësinë e uniformave blu dhe shtetit. Unë e pata premtuar që kjo njësi do mbante emrin e vogëlushes dhe në mirëkuptim të plotë, ramë dakord që kjo gjë të mos bëhet, por nga ana tjetër ai kujtim duhet të jetë motivi i punës, i mundit dhe i suksesit, që ajo humbje e tmerrshme të shërbejë që familjet fëmijët të ndihen të qeta dhe të pushojnë”, tha Rama.

Banner

Related posts

Pas arritjes së dakordësisë mes PS dhe Rithemelimit, pritet votimi i Amnistisë Penale

Gjyla Halili

BE sugjeron të kontrollohen armët në Ballkanin Perëndimor

admin

Aksident në Itali: Vdes një shqiptar

admin

Leave a Comment