SHOWBIZ

Vjosa Osmani prezent në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III, ja çfarë ka veshur presidentja e Kosovës

Ka nisur procesi i kurorëzimit të Mbretit Charles III në katedralen Westminster Abbey.

Më shumë se 2,000 njerëz janë ftuar në Westminster Abbey, duke përfshirë rreth 100 krerë shtetesh, mbretër dhe mbretëresha nga e gjithë bota.

Në ceremoninë mbretërore po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ky i fundit ka postuar disa imazhe nga ngjarja.

Foto: Prindon Sadriu/Facebook

Në foto Osmani duket elegante e veshur me fustan që shkonte deri poshtë gjunjëve dhe mëngë të gjata me një pjesë si pelerinë lëshuar sipër.

Dukja e presidentes u kompletua edhe me një aksesor flokësh me nuancë të njëjtë si fustani dhe këpucë me taka ngjyrë bezhë.

Foto: Prindon Sadriu/Facebook

Pranë saj qëndronte Prindoni me një kostum klasik, pantallona, këmishë me kravatë dhe xhaketë të gjatë.

Ndërkohë, presidentja gjatë qëndrimit në Londër dje gjithashtu mori pjesë në pritjen e organizuar nga Familja Mbretërore./Telegrafi/

Banner

Related posts

Aktori amerikan nuk njihet më me mjekrën e madhe dhe humbjen ne peshë, tashmë dhe ‘surfist’ (fotot)

admin

“Nuk dua të jem kjo që isha”, Selena Gomez shprehet e penduar për rolin e saj si aktore!

admin

Foto/ “Vdekja e ëndrrës sime”, modelja Gisele Bundchen flet për divorcin me Tom Brady, pas 13 vitesh martesë 

admin

Leave a Comment