SHOWBIZ

Finalja e “Big Brother”, Kiara krahason Luizin me kurorëzimin e Mbretit Charles III

Sot, më 6 maj në botë po shënohet një ngjarje historike, ajo e kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Ndërkohë, në këtë ditë ka rastisur të jetë edhe finalja e Big Brother VIP Albania dhe një prej pretendentëve kryesor për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh është këngëtari Luiz Ejlli.

Fitoren e tij të mundshme, partnerja e tij, Kiara Tito e ka krahasuar pikërisht me kurorëzimin e Mbretit Charles III.

Ish-banorja e BBVA ka publikuar fillimisht një foto të Luizit duke i vendosur një ‘emoji’ kurorë mbretërish sipër kokës dhe më pas ngjashëm ka vepruar edhe me një imazh të Charles gjatë kurorëzimit si Mbret.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Megjithatë, mbetet të shihet në spektaklin e sotëm se cili nga katër finalistët Luizi, Efi, Deamishel apo Kristi do të jenë fitues të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ndërkohë, Kiara dhe Luizi sonte gjatë finales gjithashtu pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni zyrtare./Telegrafi

Banner

Related posts

Pak flitet për vitaminën U, efekti pozitiv që ka në organizmin tuaj!

admin

Nuk varet nga pasta, shëndeti i dhëmbëve varet nga ushqimi

admin

Kryetari i fshatit përdhunon 23-vjeçaren me probleme mendore

admin

Leave a Comment