SPORT

Uzuni vazhdon shkëlqimin, dominon absolutisht në listën e golashënuesve

Banner

Myrto Uzuni sonte shënoi dy gola ndaj Tenerifes, që ishte hera e pestë që shënon dy herë në ndeshje në Ligën e dytë spanjolle, duke veshur edhe njëherë kostumin e Superheroit të Granadës.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist absolut në suksesin e katërt radhazi për bardhekuqtë dhe ka marrë “arratinë” në renditjen e golashënuesve duke u ngjitur në kuotën e 17 golave.

Në fundin e ndeshjes së sotme, talenti beratas u vlerësua me notën 8.2 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, duke rezultuar padyshim lojtari më i mirë në fushë. Të tria gjuajtjet e Uzunit ishin në kuadrat, ndërkohë që ai fitoi gjithashtu edhe një nga dy penalltitë e sfidës.

Përveç pesë dygolëshave të realizuara në këtë sezon, vlen të theksohet fakti se sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe një het-trik, atë ndaj Villarrealit B.

Related posts

Tottenhami fiton derbin me West Hamin

admin

Milan nis kërkimet për sulmues, dy emra në krye të listës

admin

Hadërgjonaj tregon tmerrin pas tërmetit

admin

Leave a Comment