AKTUALE

USHCM feston 75 vjetorin e jubileut dhe Ditën e Cirilit dhe Metodit

Prej sot deri më 23 maj Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” organizon solemnitet me rastin e 75 vjetorit të themelimit.

Paradite, në orën 11, në Rektorat do të ndahen çmimet e studentëve më të mirë të diplomuar për vitin akademik 2022/2023 dhe çmimi “26 qershori” nga mjetet e fondacionit “Frank Mating” për vitin akademik 2022/2023.

Për nesër në mbrëmje është parashikuar akademi solemne në Filarmoninë e Maqedonisë në të cilin fjalim do të ketë rektorja e Universitetit, Biljana Angelova dhe kryetari i kuvendit studentor, Aleskandar Nikollovski, ndërsa do të prezantohet dhe filmi “USHCM – 75 vjet përsosmëri akademike”, pastaj vijon pjesa artistike nga programi.

Me 22 dhe 23 maj do të mbahet tryezë e rrumbullakët në Rektorat. Me 23 maj do të vendosen dhe lule në monumentin e Cirilit dhe Metodit me rastin e Ditës së shenjtorëve Ciril dhe Metodi – Dita e patronatit të Universitetit, 24 maj.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti një politikan i pamposhtur i Dërvenit plot 20 vite

Gjyla Halili

Abdulselam Selami zhvillon takime me qytetarët në Shkup

Gjyla Halili

Soon you’ll be able to travel from London to Scotland in just 45 minutes

admin