AKTUALE

Shënimi i Ditës së bazës logjistike

Me një ceremoni ushtarake në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të shënohet Dita e bazës logjistike.

Në ceremoninë e njësisë më të lartë në sferën e logjistikës në Armatë do të marrin pjesë shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-koloneli Vasko Gjurçinovski, zëvendësministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga, gjeneralë të armatës, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria, komandantët e komandave dhe njësive të armatës dhe të ftuar të tjerë.

Dita e njësisë, sipas programit, do të shënohet me fjalimet përkatëse dhe dhënien e masave stimuluese për pjesëtarët e njësisë.

Baza e logjistikës feston 20 majin në kujtim të ditës kur filloi kryengritja e Razllovcit në vitin 1876 dhe përgatitjet e para logjistike për fillimin e saj.

Banner

Related posts

BDI – Tetovë: Ata që kërcënojnë administratën do të mbajnë përgjegjësi, të punësuarit do të jenë të mbrojtur

Gjyla Halili

Izet Mexhiti e realizoi të drejtën e votës

Gjyla Halili

Drejtoria e Doganave: Parandalohet kontrabandimi i 6.4 kilogramë argjend

Gjyla Halili