AKTUALE

Universiteti i Tetovës e shënoi 29-vjetorin e ligjëratave të para

Universiteti i Tetovës, sot me organizimin e disa aktiviteteve e shënoi përvjetorin e ligjëratave të para. Fillimisht, udhëheqësia e Universitetit e udhëhequr nga Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Kryetari i Senatit Prof. Dr. Vullnet Ameti, bënë homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip Abdylselam Emini, ku u përkujtua vepra e tij dhe sakrifica e popullatës shqiptare për universitet në gjuhën shqipe. Më pas, homazhe u bënë edhe te varri i themeluesit, Rektorit të parë dhe historik të UT-së Prof. Dr. Fadil Sulejmani, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij. Po ashtu u vizitua edhe Muzeu historik i Universitetit në fshatin Poroj, ku pikërisht më 17 shkurt 1995, filluan ligjëratat e para të këtij tempulli të dijes.

Banner

Related posts

Mexhiti: Edhe pas 23 viteve të nënshkrimit të MO, decentralizimi edhe më tej vazhdon të mbetet sfidë!

Gjyla Halili

Deputetja e BDI-së Rina Ajdari ka marë pjesë në seminarin dy ditor të organizuar nga DCAF Geneva Center for dhe Security Sector Governance

admin

Makinë luksoze me xhama të errët..! nga prof Nazif Selimi

admin