AKTUALE

Deri të premten KE do të propozojë paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë

Komisioni Evropian pritet të propozojë paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë deri të premten, thanë diplomatët.

Sipas mediave të huaja, listimi pritet të përfshijë banka në dy vende të Azisë Qendrore.

Në paketën e 18-të, blloku renditi dy banka kineze dhe rafinerinë kryesore Nayara të Indisë.

Kujtojmë se i dërguari i BE-së për sanksionet është në Uashington me një ekip ekspertësh për bisedime mbi sanksionet.

David O’Sullivan do të takohet me homologët amerikanë për të diskutuar paketën e fundit të sanksioneve kundër Rusisë. (A2 Televizion)

Banner

Related posts

Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë i UT-së, organizoi punëtori me temë “Rëndësia, detyrat, format dhe demonstrimi praktik i krasitjes”

Gjyla Halili

Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Gjyla Halili

Kovaçevski: Për LSDM-në është e papranueshme ideja që ai që humb në zgjedhje të mos merret më me politikë

Gjyla Halili