BOTA

Ukraina i frikësohet një shpërthimi bërthamor në Zaporizhzhia! Këshilltari i Zelenskyt: Pozicioni i Kinës, i rëndësishëm

Pozicioni i Kinës për çdo kërcënim të mundshëm bërthamor është ‘i rëndësishëm’, ka thënë një këshilltar i lartë ukrainas.

Frika është rritur rreth sigurisë së Zaporizhzhia, me Rusinë dhe Ukrainën që akuzojnë tjetrin për planifikimin e sulmeve në objekt.

Një raport i Financial Times pretendon se Presidenti Xi Jinping e paralajmëroi Presidentin Putin t’i rrinte larg një kërcënimi bërthamor. Andriy Yermak shkroi në Telegram se ky ishte “një pozicion i rëndësishëm i [Kinës] në lidhje me kërcënimin bërthamor nga terroristi i çmendur rus”.

Presidenti Xi ka qëndruar i heshtur, të paktën publikisht, që nga rebelimi i Wagnerit, por mbetet një aleat i ngushtë i Presidentit Putin dhe regjimit të tij.


Top Channel

Banner

Related posts

Turqia lëshon alarm udhëtimi për qytetarët në Evropë

admin

Zelensky u përgjigjet zyrtarëve perëndimorë: Forcat ukrainase po përparojnë

admin

“Ne ishim vetëm kukulla”! Italia tërhiqet nga “Rruga e Mëndafshit”?

admin

Leave a Comment