BOTA

Shkon në mbi 21 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur në tërmetet e së hënës në Turqi dhe Siri, të cilat presidenti i Turqisë i ka quajtur “katastrofa e shekullit”.

Një përpjekje e madhe ndërkombëtare ndihmash po rritet.

Të enjten, Banka Botërore premtoi 1.78 miliardë dollarë në ndihmë për Turqinë, duke përfshirë financimin e menjëhershëm për rindërtimin e infrastrukturës bazë dhe mbështetjen e të prekurve nga tërmetet.

SHBA premtoi një paketë prej 85 milion dollarë për të dy vendet, raporton BBC.

Ndërkohë, përpjekjet e personelit të shpëtimit në terren po vështirësohen nga pengesat logjistike, duke përfshirë mungesat e automjeteve dhe rrugët e shkatërruara.

Banner

Related posts

Gruaja vjedh makinën e policisë, me bashkëshortin e prangosur në sediljen e pasme në SHBA (fotot)

admin

Kim Jong Un i mburret Sergei Shoigu me dronët dhe raketat në paradën ushtarake, para se t’i tregojë portretet e Putin (fotot)

admin

Ukraina goditet nga një valë e re e sulmeve ruse

admin

Leave a Comment