AKTUALE

U realizua mbledhja e radhës e anëtarëve të Myftinisë së BFI-Tetovë

TETOVË, 15 tetor 2026 – Në ambientet e Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Tetovë, sot u mbajt mbledhja e radhës me anëtarët e Myftinisë, nën udhëheqjen e Myftiut të Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili. Gjithashtu në këtë mbledhje, si përfaqësues i Reisul Ulemasë të Rijasetit të BFI-së, mori pjesë Drejtori i Sektorit Fetaro-Arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla ef. Sadiki, i cili përcolli përshëndetjet institucionale.

Gjatë mbledhjes u trajtuan dhe u vendosën disa pika me rëndësi:
📍Miratimi i procesverbalit: U shqyrtua dhe u miratua njëzëri procesverbali nga mbledhja e kaluar.
📍Haxhi 2027: U zhvilluan diskutime dhe u ndanë informacione fillestare rreth përgatitjeve organizative për mbarëvajtjen e procedurave për kryerjen e Haxhit.
📍Digjitalizimi i Myftinisë së Tetovës: Kjo pikë zuri një vend qendror në mbledhje, ku u prezantuan disa risi dhe zgjidhje të rëndësishme teknologjike:
🔹Prezantimi i programit të ri digjital për regjistrimin dhe menaxhimin e të dhënave të haxhilerëve;
🔹Sistemi i ri softuerik për evidentimin e pushimeve dhe menaxhimin e resurseve njerëzore të punëtorëve të Myftinisë;
🔹Prezantimi i dizajnit të ri bashkëkohor të ueb-faqes zyrtare të Myftinisë;
🔹Avancimi i mëtejmë i aplikacionit MyMosq, për t’iu zgjeruar në çdo xhami për informim më të mirë të besimtarëve;
🔹Krijimi i një ekosistemi të integruar digjital, i cili do të lidhë dhe sinkronizojë punën administrative mbrenda sektoreve të Myftinisë dhe të gjitha xhamive të territorit të saj.
📍Botimet e reja: U diskutua rreth përgatitjes, standardizimit dhe botimit të literaturës bazë fetare, përkatësisht teksteve të reja për nxënësit “Ilmihali Ynë” dhe “Elifbaja Jonë”, të cilat do të shërbejnë për mbarëvajtjen e mësim-besimit në mektebe.
📍Të ndryshme: Ndër çështjet e shqyrtuara në këtë pikë, anëtarët miratuan zyrtarisht organizimin e turneut të futbollit me xhematet e xhamive tona, aktivitet sportiv dhe vëllazëror që do të organizohet për nder të festave të nëntorit, si dhe u trajtuan çështje të tjera operative dhe administrative me interes për jetën fetare në Tetovë.

Në mbyllje të takimit, Myftiu Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili falënderoi anëtarët e Myftinisë për angazhimin dhe kontributin e tyre, duke theksuar se modernizimi i shërbimeve dhe bashkëpunimi i ngushtë mbeten shtylla kyçe për avancimin e misionit të Myftinisë së Tetovës.

Banner

Related posts

Filipçe: Kemi rënë dakord për një takim me Taravarin javën e ardhshme!

Gjyla Halili

Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon

Gjyla Halili

OSMANI: Fronti Europian, Besëlidhje e njerëzve të vullnetit të lirë

Gjyla Halili