AKTUALE

Bajram Rexhepi: Gjendja pranë çerdheve në Tetovë alarmante, siguria e fëmijëve nuk duhet të neglizhohet

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ngre shqetësime për kushtet higjienike pranë një çerdheje në qytet, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e fëmijëve.

Pamjet e publikuara nga një prej çerdheve qendrore të Tetovës, ku shihen grumbuj mbeturinash pranë rrethojës së objektit dhe një mi në parvazin e dritares, kanë ngritur shqetësime për mirëmbajtjen dhe higjienën në hapësirat ku qëndrojnë fëmijët.

Kjo situatë rikthen në vëmendje përgjegjësinë e institucioneve për të garantuar kushte të pastra dhe të sigurta në institucionet parashkollore. Prania e mbeturinave dhe e brejtësve në afërsi të ambienteve të fëmijëve kërkon reagim të shpejtë, inspektim të gjendjes higjienike dhe marrjen e masave të nevojshme parandaluese.

Si kryetar i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi kërkon që mirëqenia e fëmijëve të jetë përparësi dhe që institucionet përgjegjëse të japin sqarime për gjendjen e paraqitur në këto pamje.

Përgjegjësia institucionale nuk përfundon me deklarata, por duhet të dëshmohet përmes kujdesit të përditshëm, mirëmbajtjes së rregullt dhe garantimit të standardeve të duhura higjienike.

Ja postimi plotë:

AGONIA E NJË QYTETI NË DUART E DESPOTËVE LAKMITARË

Një mi trashalluq në parvazin e dritares së çerdhes. Grumbuj mbeturinash pranë rrethojës. Pas saj, hapësira ku fëmijët tanë duhet të ndihen të mbrojtur. Vendi që duhet të mishërojë sigurinë merr pamjen e një makthi.

Këto fotografi nga një prej çerdheve qendrore të Tetovës zbulojnë fytyrën e dhimbshme të braktisjes. Pas fasadës së propagandës, realiteti i ndrydhur rikthehet në sipërfaqe. Plehrat grumbullohen pranë rrethojës dhe një mi shfaqet te dritarja ku duhet të shohim vetëm ngjyrat e fëmijërisë.

Ndërsa ata që duhet të kujdesen për mirëqenien e fëmijëve tanë janë të zënë me biznes, pazare dhe shitjen e gjithçkaje që ua kap syri.

Në këtë distopi të Tetovës, pushteti numëron parcela e metra katrorë, ndërsa fëmijëria e shëndoshë e fëmijëve tanë mbetet jashtë “llogarive” të tyre.

Më e frikshmja është qetësia me të cilën po normalizohet kjo pamje. Një qytet që mësohet me mbeturinat te dera e çerdhes rrezikon të mësohet edhe me braktisjen e së ardhmes së vet.

Banner

Related posts

Mbyllet me fjalët e fundit, gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, mbetet të kumtohet vendimi

Gjyla Halili

Kurti: Reforma në drejtësi është domosdoshmëri, vettingu zgjidhje

admin

BDI Gostivar: Arben Taravari kërcënon dhe shantazhon qytetarët dhe administratorët që nuk e votuan më 24 prill!

Gjyla Halili