SHQIPËRI

Tymi i zi e pushton Vlorën

Tymi i zi ka pushtuar qytetin bregdetar të Vlorës, pasi vendgrumbullimi i mbetjeve urbane u përfshi nga flakët këtë të diel.

Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Siç shihet në pamje, tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, pasi djegia e mbeturinave çliron kimikatet e dëmshme për organizmin.

Forca të shumta zjarrfikëse por dhe punonjës të bashkisë janë duke punuar për të izoluar flakët, por era që fryn ka përkeqësuar situatën.

Zjarri i madh rrezikon edhe banesat afër vatrës.

Fusha e mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë edhe më parë nga flakët, ndërsa shkaqet nuk dihen ende, teksa nuk përjashtohet fakti se zjarri mund të jetë i qëllimshëm./TCH

Banner

Related posts

Veliaj thirrje qytetarëve: Keni në dorë fatin e qytetit

admin

Vula e PD-së/ KAS rrëzon Alibeajn dhe Berishën

admin

Zgjedhjet/ Veliaj për opozitën: Sapo të mbarojë fushata ata do ‘çajnë ferrën’, e shohin Rrogozhinën si xhep ku futen njëherë në katër vjet për vota

admin

Leave a Comment