AKTUALE

Lladrovci: PDK mund të ulë tensionet duke dhënë emrin për president

Lidhur me zhvillimet e sotme në Kosovë, lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit, Ramiz Lladrovci ka bërë këtë opinion:

Sa më larg atdheut, ai bëhet më i dashur. Në këtë fundjavë, leximi i lajmeve nga Gjermania, po ma shton dëshpërimin, pse nuk kemi fuqi përbashkuese për ecje përpara. Pse dikush duhet të duket më i rëndësishëm se Kosova. Kushdo e vendosi veten mbi Kosovën, nuk la gjurmë të mirë.
Me të drejtë, partitë politike nuk e shqyrtuan propozimin e sotëm të pozitës. Si asnjë herë më parë, në politikën tonë duket i largët koncepti marrëveshje dhe konsensus. Lojërat politike kanë mund të ndalen kur qarkullonin emrat e Glaukut, Albulenës e ndonjë tjetër, para disa muajve.
Po, mund të bëhet befasi nga tri partitë politike, duke e emëruar një kandidat konsensual e jo tre, i cili mund të dilte si emër deri në mbrëmje dhe të ndaleshin spekulimet për Presidentin dhe kërcënimi i zgjedhjeve. Një kandidat si Murat Jashari, do të ishte kandidat përtej matematikave ekzistuese.
Ndryshe, keqpërdorimi i zgjedhjeve për motive të dobëta, do të jetë kryefjalë e udhëheqësve aktualë, të katër partive në Parlament. Pa dashur të bëj gjykatësin, PDK është me më pak faj, megjithëse mund të ulë tensionet, duke dhënë emrin e kandidatit për president.

https://www.facebook.com/share/1bpKy1yHgQ/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Fillon me punë grupi për gjyqësor, Filipçe: Afati i fundit është deri në qershor, por ende nuk ka asnjë ligj

Gjyla Halili

NJË QASJE E SHKURTËR NË OQEANIN E EKZEGJEZËS ISLAME

Gjyla Halili

LSDM: Shkupi u la qëllimisht në plehra, vetëm që Orce të bënte spektakël PR me dronë

Gjyla Halili