AKTUALE

Tubimi i BDI-së në Gostivar, Mexhiti: Po bëjnë si “pula pa kokë”

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti njëherit edhe Zv.kryeministri i parë sot nga Tetova u shpreh se BDI-ja është duke humbur fuqinë e saj pasi ditë më parë në Gostivar u pa se nuk mund të mbush një sallë me aktivist.

Mexhiti gjithashtu u shpreh se ai e njeh BDI-në dhe ata bëjnë si pula pa kokë.

“Unë e njoh BDI-në dhe kryesia qendërore numëron 21 anëtarë, këshilli i përgjitshëm 100 anëtarë dhe formacioni 500-600 anëtarë duhet të jetë kongres partie. Ajo nuk ishte asnjë njëra as tjetëra. Ata kanë mendu të bëjnë ndonjë tubim masovik, por dështuan dhe kjo shihet se nuk e kanë përkrahjen e popullatës. Dhe kjo që nuk rrin qetë 100 ditë kanë një problem tjetër e kanë punën e kazioneve” tha Mexhiti nga Tetova, përcjell TS.

Sipas Mexhitit, shqetësimi më i madh i BDI-së është kërkesa e VLEN-it dhe VMRO-së për interpretim autentik të Ligjit për lojërat e fatit, që mund t’i çojë para drejëtësisë përgjegjësit për përhapjen e kumarit në mënyrë të paligjshme.

Ndryshe nga Tetova koalicioni VLEN sot në Tetovë formuan trupin Koordinues Politik të VLEN-it.
Ky organ ekzekutiv sipas VLEN-it është rezultat i vullnetit të fortë politik mes liderëve të partive që janë pjesë e koalicionit VLEN për integrim gradual të brendshëm me qëllim rritjen e efikasitetit në realizimin e premtimeve parazgjedhore dhe veprimin e përbashkët politik të sinkronizuar.

Banner

Related posts

Ish-ministrit Lloga i “pëlqen” fjalimi i kryeparlamentarit Gashi në SHBA

Gjyla Halili

Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti mori pjesë në ‘Worlds Changers Balkan Summit’ që po zhvillon punimet në Shkup

Gjyla Halili

Nga sot në Shkup do të jepen letërnjoftime në stacionet kompetente policore, sipas vendbanimit

Gjyla Halili