AKTUALE

Taravarit nuk i bëhet vonë për ata që duan të rrinë me VLEN-in

Kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, duket se i bëhet vonë pse disa anëtarë e aktivistë nuk do ta braktisin VLEN-in, sikurse u deklarua pak më parë zëvendëskryeministri Arben Fetai, ish-ministri Azir Aliu dhe të tjerë. Në një postim në Facebook, Taravari falënderon aktivistët që po respektojnë vendimin e partisë, ndërsa atyre që duan të qëndrojnë në Qeveri bashkë me VLEN-in, ju ka thënë se “seriali juaj nuk ka sukses”.

Postimi i plotë i Taravarit:

Të nderuar miq, kolegë, aktivistë, njerëz që ju njoh dhe nuk ju njoh drejpëtdrejt:

Jam krenar për secilin nga ju që jeni pjesë e Aleancës për Shqiptarët!

Jam krenar për të gjithë ju që qëndruat të fortë në daljen tonë nga Qeveria!

Kurse atyre që mundohen të na bëjnë të dukemi të përçarë ju them se “seriali juaj nuk ka sukses”!

Ne jemi krenarisht më të fortë se asnjëherë!

Mos harroni: Jemi Fituesit e Tetorit!

Banner

Related posts

BE ndan 15 milionë euro ndihmë për Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Ministri Hoxha nis kontrolle të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit dhe lejet mjedisore

Gjyla Halili

Bekteshi: Korridori 8 është vepër që ka vulën e Ali Ahmetit, dhe është mirë që e pranoni, po edhe të punoni

Gjyla Halili