AKTUALE

Trumpi thotë se do ta vizitojë Gazën

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta vizitojë Gazën në të ardhmen.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të martën në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi është shprehur se e pëlqen Lindjen e Mesme, raporton BBC.

“E dua Izraelin. Do të bëjë një vizitë atje, do të vizitoj Gazën, do të vizitoj Arabinë Saudite dhe do të vizitoj vende të tjera në të gjithë Lindjen e Mesme. Lindja e Mesme është një vend i jashtëzakonshëm, kaq e gjallë, është një nga vendet vërtet të bukura me njerëz të mrekullueshëm. Kam qenë i ftuar kudo, por do të vizitoj disa vende”, është shprehur Trumpi.

I dërguari i Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, është bërë zyrtari i parë amerikan në 15 vjet që vizitoi Rripin e Gazës javën e kaluar.

Witkoff, një zhvillues i pasurive të paluajtshme, i ka thënë uebsajtit të lajmeve Axios se do të duhen rreth pesë vjet për të hequr mbeturinat dhe midis 10-15 vjet për t’u rindërtuar vendi i shkatërruar nga lufta.

Banner

Related posts

Gashi: Ky popull i përvuajtur e ka kohën që pas 22 viteve ta bëj ndryshimin

Gjyla Halili

Universitetet nga rajoni Ballkanit shumë poshtë në Listën e Shangait

Gjyla Halili

Komunikacioni zhvillohet pandërprerë, pa ndalesa në rrugë dhe vendkalimet kufitare

admin