AKTUALE

Thaçi: Pas zgjedhjeve kompromisi për bashkëqeverisje mes nesh dhe forcave politike maqedonase që kanë fituar

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në emisionin “Libero” në ATV ka theksuar se zgjidhja finale për siç nënvizoi tejkalimin e krizës politike në Maqedoni pas zgjedhjeve është kompromisi që duhet të bëhet për një bashkëqeverisje mes ”Frontit Evropian” dhe forcave politike maqedonase që kanë fituar, që nënkupton VMRO-DPMNE, përcjell INA

Në pyetjen e gazetarit se në Maqedoni vazhdimisht ka pasur kriza dhe në fund janë gjetur zgjidhje, por zgjidhja finale çka nënkupton për ju, Thaçi deklaroi se: “Unë mendoj se zgjidhja finale është kompromisi që duhet të bëhet për një bashkëqeverisje mes nesh dhe forcave politike maqedonase që kanë fituar. Dhe nga ana jonë ata kanë dy kushte. I pari është urgjent ndryshimi i Kushtetutës, që të debllokohet procesi eurointegrues dhe kushti permanent që e kemi pas këto 30 vite është që pozita e shqiptarëve duhet të avancohet dhe ne kryesisht duhet të eliminojmë numrin që na quajnë 20% dhe në Kushtetutë, aktet kushtetuese të emërtohemi si shqiptarë…”, deklaroi Thaçi.

Banner

Related posts

Lëvizja Besa largon nga uebfaqja nënkryetaren Besa Kadriu dhe njofton se ajo ka dhënë dorëheqje nga organet e partisë

Gjyla Halili

Najçevska: Kosova nuk ishte në agjendën e KiE, por Bujar Osmani si ministër i Kosovës ishte aty për të lobuar

Gjyla Halili

“Të shkosh apo mos të shkosh në teatër?” Të jesh apo mos të jesh spektator? Nga Mimoza Kuchly

admin