AKTUALE

Trump zgjat edhe një vit ndalimin e hyrjes së anijeve ruse në portet amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjatur edhe një vit ndalimin e hyrjes së anijeve ruse në portet amerikane.
Një dokument i publikuar në Regjistrin Federal të SHBA nga Shtëpia e Bardhë e dëshmon këtë.

Dokumenti thotë se urgjenca kombëtare në lidhje me Rusinë u shpall më 21 prill 2022, nën administrimin e presidentit të atëhershëm Joe Biden.

Zgjatja aktuale u nënshkrua më 15 prill 2025.

Dekreti thekson gjithashtu se politikat dhe veprimet e qeverisë ruse, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Banner

Related posts

Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj

admin

Mexhiti premton investime të rëndësishme në Parkun e Prespës

Gjyla Halili

Kuvendi ka mbështetur procedurën e shkurtuar për ndryshime ligjore për prolongimin e afatit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Gjyla Halili