AKTUALE

Millanov: Deri më tani janë asgjësuar rreth 300 tonë ushqim i pasigurt

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Milanov dje në TV21 bëri të ditur se deri më tani janë asgjësuar rreth 300 tonë ushqim i pasigurt.

Sipas tij, kontrollet janë forcuar dhe shumica e ushqimeve të pasigurta janë tërhequr nga tregu para se të arrijnë te konsumatorët.

“Rreth 300 tonë ushqime të pasigurta u zbuluan për shkak të mospërputhjes në të njëjtin ushqim. Bëhet fjalë për ëmbëlsirat, produktet e qumështit, mishin e kuruar, ushqimet e përpunuara, ujërat natyrale minerale, mjaltin, frutat, perimet”, tha drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Ai tha se edhe pse AUV është përgjegjëse për zbatimin e kontrolleve të sigurisë së ushqimit, përgjegjësinë përfundimtare për ushqimin e pasigurt e kanë operatorët.

“Ne si Agjenci kemi obligim që të bëjmë kontrolle të rregullta dhe të garantojmë sigurinë e ushqimeve të vendosura në treg, por operatorët, si subjekte që ofrojnë ushqimin, mbajnë përgjegjësi të plotë për atë që ofrojnë për konsumatorët”, tha Oliver Millanov.

Millanov mes tjerash shtoi se Agjencia për Ushqim dhe Veterinari do të vazhdojë me kontrollet dhe do të sanksionohen të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.

Banner

Related posts

Policia apel shoferëve: Mos fluturoni të arrini detin, familja ka nevojë për ty

admin

Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Roth me mesazh për qytetarët e Kosovës: Sot është dita për të zgjedhur demokracinë dhe shtetin e së drejtës, thuaj jo nacionalizmit dhe urrejtjes

Gjyla Halili