AKTUALE

Toshkovski nuk e di se ku është Grubi: Nëse nuk kthehet në shtetin që e ushqeu për më shumë se 40 vjet, dihet cila është procedura e ekstradimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nëse Artan grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin, përcjell TV21. Mirëpo, i pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”.

“Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes”, tha mes tjerash Toshkovski.

Banner

Related posts

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në konferencën CPAC në Budapest

Gjyla Halili

Promovohet për herë të parë partneriteti mes Bashkësisë Fetare Islame dhe themeluesve të aplikacionit MyMosq, me Myftininë e Tetovës implementues të parë.

Gjyla Halili

OBRM-PDUKM: Vetëm për të ardhur në pushtet, Filipçe është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë nga Bullgaria dhe të shesë interesat kombëtare përcjell

Gjyla Halili