AKTUALE

Toshkovski do t’i prezantojë rezultatet e punës së MPB-së për vitin e kaluar

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot do t’i prezantojë rezultatet nga puna e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin e kaluar.

Në ngjarje, siç informojnë nga MPB-ja, do të marrë pjesë edhe kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, ministra, udhëheqësia e ministrisë dhe mysafirë të tjerë zyrtarë.

Pas ngjarjes, në parkun prapa Shtëpisë së Kulturës nën moton “Afër jush, për ju”, policia do të prezantojë disa nga njësitë e saj dhe pajisjet që i përdorin me qëllim njohje, bashkëpunim dhe krijim të besimit mes qytetarëve dhe policisë.

Banner

Related posts

Micevski: Kemi dorëzuar kërkesë për debat në Kuvend për ndryshime ligjore dhe forcimin e sigurisë në komunikacion

Gjyla Halili

RMV, dy të tretat e qytetarëve nuk e kanë përdorur kurrë shërbimin online, gati 60 për qind preferojnë sportelet

admin

Grubi: Pavarësia e Kosovës, drejtësi e vendosur në vend, triumf i një kauze të pastër për liri

Gjyla Halili