AKTUALE

Abdul Selam Selami: Do të jem zëri dhe krahu i fort i personave me nevoja të veçanta në Shkup

Kandidati për Këshillin e Qytetit të Shkupit, Abdul Selam Selami, ka theksuar edhe një herë përkushtimin e tij të veçantë ndaj personave me nevoja të veçanta, duke theksuar se mbështetja për ta do të jetë ndër prioritetet kryesore të tij.

“Ashtu siç kam dëshmuar nga pozitat që kam udhëhequr se personat me nevoja të veçanta i kam gjithmonë në zemër 🫶, po ashtu edhe më fuqishëm do të jem zëri i tyre dhe krahu i tyre i fort për ta ndryshuar Shkupin dhe për të krijuar më shumë mundësi për ta”, tha Selami.

Ai gjithashtu falënderoi Ertan Shakirin dhe të gjithë pjesëmarrësit që e nderuan me ftesën dhe mbështetjen në këtë takim.

“Faleminderit Ertan Shakiri dhe ju të gjithëve që na nderuat me ftesën. Së bashku do ta bëjmë Shkupin një qytet më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët”, shtoi Selami.

#AbdulSelamSelami
#QytetiShkupit
#Voto4

Banner

Related posts

Siljanovska-Davkova: Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit

Gjyla Halili

Arben Fetai akuzon Taravarin për mos punësimin e shqiptarëve: E ka sabotuar komisionin kadrovik të VLEN-it

Gjyla Halili

Komuniteti shqiptar në Miçigan bashkohet për mbështetjen e kandidatit për senat Renis Nushaj

Gjyla Halili