SPORT

Tirana përgatitet për Europën – Kreu

Sezoni 2023-2024 në volejboll duket se ka nisur për dy skuadrat e Tiranës, që kanë nisur të bëjnë edhe lëvizjet e para në merkato.

Skuadra e meshkujve, e cila drejtohet nga trajneri Arben Sako, ka afruar së fundi pasuesin ukrainas Nikolai Sosnin, i cili vjen pas një përvojë 8-vjeçare në Rusi.

Tirana është kampione e Shqipërisë në dy sezonet e fundit dhe do të luajë edhe në arenën ndërkombëtare në tetor, në Challenge Cup ndaj izraelitëve të Maccabi Bit LVC.

Për pasojë, bardheblutë po përforcohen me elementë cilësorë, për të ndërtuar një ekip kompetitiv si në Europë ashtu dhe në Superligë.

Banner

Related posts

​7 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

admin

Kosova po merr pjesë Kampionatin Botëror të skitarisë

admin

Drejt dështimit

admin

Leave a Comment