SPORT

Lionel Messi flet para ndeshjes me Bayernin: Do ta vendosin detajet

Banner

Sfida me Bayern Munich do të jetë një ndeshje që do të vendoset nga detajet e vogla, ka thënë Lionel Messi.

Ndeshja e dytë e Paris Saint-Germain me kampionin gjerman zhvillohet të mërkurën në “Allianz Arena”. Ndeshjen e parë e kanë fituar “bavarezët” me rezultat minimal 1-0.

“Do të jetë një ndeshje që do të vendoset nga detajet e vogla. Është shumë e vështirë të fitosh në Munich, por mendoj se jemi të përgatitur mirë. Jemi në gjendje ta kthejmë situatën. Ndihem shumë mirë. Unë mendoj se skuadra ka ndryshuar në ndeshjet e fundit. Ne kemi një fytyrë tjetër dhe një shpresë të madhe për të vazhduar rrugëtimin tonë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë ai.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të përpiqemi të kthejmë situatën kundër Bayernit dhe të kalojmë raundin, që është qëllimi i të gjithëve”, pohoi argjentinasi Messi.

Related posts

Futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi më i miri i xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë

admin

Dy lojtarë nga Kosova në kombëtare të Shqipërisë

admin

Kampionati i Atletikës, Luiza Gega siguron finalen e Botërorit!

admin

Leave a Comment