AKTUALE

Thaçi: PDSH nuk do të merr pjesë në zgjedhje lokale, qytetarët janë të lirë të vendosin

Banner

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, pas përfundimit të mbledhjes së fundit të kuvendit të partisë, ka njoftuar se PDSH nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti. Vendimi është marrë unanimisht nga kuvendi dhe kryesia e partisë, duke përjashtuar çdo pjesëmarrje si me kandidat për kryetar komune, ashtu edhe me lista për këshilltarë komunalë.

Thaçi, i cili aktualisht është i vetmi deputet i PDSH-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kishte siguruar mandatin përmes koalicionit të Frontit Europian, por e braktisi atë pas disa muajsh.

Në deklaratën e tij ditë më parë, Menduh Thaçi theksoi se ka ndërprerë të gjitha bisedimet politike për hyrje në qeveri me Hristijan Mickoskin. Ai gjithashtu është shprehur se ka përfunduar bashkëpunimin me Ali Ahmetin pasi sipas tij, nuk kanë më asnjë pikë të përbashkët.
Me këtë vendim të Thaçit, mund të konstatohet se PDSH-ja është drjet shuarjes politike dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk do të mund të sigurojë asnjë ulëse në Kuvend.

Related posts

Tërmeti në Turqi/ Hoxha nga Shkupi me mesazh për ata që ndertojnë banesa: Kujdes, kujtoni popullin!

admin

Festim Halili mer titullin Profesor Ordinar në Univerzitetin e Tetovës

Gjyla Halili

VLEN: Mbështetje për bujqit, ndahen nlë miliardë denarë për subvencione të mbetura

Gjyla Halili