AKTUALE

Faton Ahmeti: „Rrini rahat“ – 92.57% maqedonas dhe vetëm 7.43% shqiptarë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, ka ngritur shqetësimin për përfaqësimin e shqiptarëve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, duke iu referuar të dhënave për punësimet dhe avancimet në këtë institucion.

Sipas shifrave të publikuara, nga gjithsej 175 të punësuar, 162 janë maqedonas, përkatësisht 92.57 për qind, ndërsa vetëm 13 janë shqiptarë, që përbëjnë 7.43 për qind.

Edhe të dhënat për punësimet dhe avancimet paraqesin këtë raport:
Punësime: 146 maqedonas dhe 12 shqiptarë.
Avancime: 16 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar.

Këto shifra kanë rikthyer në vëmendje çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Premtimet për barazi dhe përfaqësim të drejtë, sipas këtij shqetësimi, duhet të dëshmohen me politika konkrete dhe jo vetëm me deklarata.

Shprehja „Rrini rahat“, me të cilën shqiptarëve u është kërkuar të mos shqetësohen për këtë çështje, merr një kuptim tjetër përballë këtyre statistikave.

Çështja që shtrohet është e qartë: ku mbeti përfaqësimi i drejtë dhe i barabartë i shqiptarëve në institucionet publike?

Ja postimi plotë:

162 maqedonas (92.57%) – 13 shqiptarë (7.43%) në Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinarisë!

Punësime: 146 maqedonas – 12 shqiptarë
Avancime: 16 maqedonas – 1 shqiptar

Kjo është barazia e tyre!
„Rrini rahat“, na thanë!

Banner

Related posts

Ilir Hasani bashkon dy ASH-jat në Kumanovë

Gjyla Halili

Haradinaj-politikanëve për Gjykatën Speciale: A e keni ndërmend me u bë bashkë najherë?

Gjyla Halili

Vihet gur themeli i QKMF-së në Drenas, Lladrovci: I lumtur për qytetarët e komunës së Drenasit

Gjyla Halili