AKTUALE

Fran Lucaj prezanton këngën e re për Malin legjendar të Trieshit

Nesër mbrëma do të lançohet kënga më e re kushtuar Malit legjendar të Trieshit, një projekt artistik me vlera të veçanta kulturore dhe shpirtërore, i prezantuar nga këngëtari Fran Lucaj.

Me këtë këngë, autori u uron Gëzuar Krishtlindjen të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

Realizimi i kësaj kënge është një ëndërr e hershme e bërë realitet falë bashkëpunimit të shumë artistëve dhe dashamirësve të artit.

Teksti dhe muzika mbajnë firmën e Pjetër Kolës, ndërsa orkestrimi dhe regjistrimi i zërit u realizuan nga mjeshtri i madh Nikollë Nikprëlaj, i cili vuri në dispozicion studion e tij pa pagesë, si dhuratë për Trieshin dhe për autorin.

Në këtë projekt kontribuuan gjithashtu Malësia Tupana, Nikollë Gjokaj, Vaso Memçaj, artisti dhe patrioti Pashko Gjokaj, si dhe këngëtari i mirënjohur Lekë Dedvukaj.

Kënga vjen si një homazh për Trieshin dhe si një mesazh bashkimi e urimi për festat e fundvitit, duke përcjellë frymën e traditës dhe dashurisë për vendlindjen.

Banner

Related posts

Merita Mustafai: Zgjedhjet presidenciale pikë kyçe për rrugëtimin e vendit drejt BE

Gjyla Halili

Osmani: Fronti Europian është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha

Gjyla Halili

Këta janë 20 banorët që u bënë pjesë e BBVK-së

Gjyla Halili