SHQIPËRI

Tërmeti me qindra të vdekur, Xhaçka: Të gatshëm të ndihmojmë Turqinë! Nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se vendi ynë është i gatshëm të ndihmojmë Turqinë në këtë moment të vështirë.

“Lutjet  tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë  sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan Xhaçka.

Gjithashtu bazuar në komunikimin me Ambasadën shqiptare në Turqi, që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën.

Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, qytetarët shqiptarë me banim atje mund të kontaktojnë në numrat emergjentë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara: +90 549 5611985

Konsullata e Republikës së  Shqipërisë Stamboll: +90 539 6566219.


Top Channel

Banner

Related posts

Zjarrfikëset shqiptare i shkojnë për ndihmë, Greqia i kthen pas: Nuk kemi nevojë

admin

Vuçiq i cakton vet çmimet e produkteve, në konferencë shfaqet me shportë

admin

At Nikolla Xhufka: Jam ende i virgjër, ja për kë po e ruaj

admin

Leave a Comment