AKTUALE

Stefan Dion në vizitë zyrtare në Maqedoni

Shkup, 6 shkurt – I dërguari special i Kanadasë për Bashkimin Evropia dhe Evropën, Stefan Dion, nga sot deri të mërkurën do të jetë për vizitë zyrtare në vend, ku do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrat e Qeverisë, si dhe me përfaqësues të komuniteteve civile, kulturore dhe afariste.

Siç njoftojnë nga Konsullata kanadeze në Shkup, fokusi i vizitës së Dionit në vend është riafirmimi i bashkëpunimit dhe marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kanadasë dhe Maqedonisë së Veriut.

Dion në periudhën nga nëntori i vitit 2015 deri në janar të vitit 2017, ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Kanadasë, pas së cilës u emërua i dërguar i posaçëm i kryeministrit kanadez Xhastin Trudo për Bashkimin Evropian dhe Evropën. Nga viti 2017 deri në vitin 2022, ai ka qenë ambasador i Kanadasë në Gjermani dhe aktualisht është ambasador kanadez në Francë dhe Monako.

Banner

Related posts

BDI: VMRO e detyroi Vlen-in ta pëkrahë Ligjin për branitella në Kuvend

Gjyla Halili

Biznesmeni shqiptar me disa kompani i përfshirë në disa skandale në Maqedoni

Gjyla Halili

Luan Veliu: Bashkim brezash për kauzat kombëtare!

Gjyla Halili

Leave a Comment