AKTUALE

Tensione në protestën e Bërxullës/ “Mos më prek!”, të moshuarat bllokojnë rrugën e shtrihen në asfalt: Të na ngrejë shteti, jo policia!

Siç e kishin paralajmëruar, disa prej protestueseve të moshuara kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke u shtrirë në rrugën e makinave.

Ato kanë bllokuar rrugën dhe kanë refuzuar të ngrihen duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë.

Të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar përplasjet me fjalë me policinë që ka kërkuar vazhdimisht largimin e tyre nga aksi dhe ka tentuar edhe zhvendosjen e tyre me forcë.

Sakaq, edhe vetë bashkëshortët e grave dhe familjarët e tyre u janë bashkuar efektivëve në thirrjen për largimin e tyre nga asfalti, por edhe ata kanë hasur në refuzimin e tyre.

Kujtojmë se prej 4 muajsh banorët e Bërxullës protestojnë në shenjë kundërshtie për projektin për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë kompensim në bazë të vlerës së tregut. Banorët pohojnë se pavarësisht protestave të tyre, ata nuk kanë marrë asnjë reagim nga institucionet shtetërore.

Banner

Related posts

“Kërçova ka bij që s’e harrojnë vendlindjen – Fatmir Dehari falënderon diasporën për mbështetjen e jashtëzakonshme

Gjyla Halili

Anulohet seanca për vulat e ASH-së, seanca e radhës më 21 janar

Gjyla Halili

Ademi: Aleancën e ka përçarë VMRO-ja e Mickoskit!

Gjyla Halili

Leave a Comment