AKTUALE

Televizioni Actv humb pronarin Albert Spahi, Dedivanaj: “Kontributi i tij për çështjen kombëtare do të shkruhet me shkronja të arta në historinë tonë të lavdishme”

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” Agron Dedivanaj nëpërmjet një postimi në fb ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqëve dhe mbarë komunitetit shqiptarë në Miçigan për ikjen e hershme në botën e përjetshme të pronarit të Televizionit Actv, Albert Spahi ( Beni).

“I ndjeri Albert Spahi (Beni) ishte jo vetëm një intelektual i madh, veprimtar i çështjes kombëtare, një biznesmen i suksesshëm, një anëtar me vlerë i komunitetit shqiptar në SHBA, por edhe një humanist dhe filantrop shembullor që ishte gjithmonë aty për të iniciuar, ndihmuar dhe mbështetur të gjitha nevojat dhe kërkesat e popullit tonë”- ka shkruar Dedivanaj.

Ja postimi plotë:

Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Albert Spahi, pronar dhe drejtor i Albanian Community TV (ACTV).

I ndjeri Albert Spahi (Beni) ishte jo vetëm një intelektual i madh, veprimtar i çështjes kombëtare, një biznesmen i suksesshëm, një anëtar me vlerë i komunitetit shqiptar në SHBA, por edhe një humanist dhe filantrop shembullor që ishte gjithmonë aty për të iniciuar, ndihmuar dhe mbështetur të gjitha nevojat dhe kërkesat e popullit tonë. Kontributi i tij për çështjen kombëtare shqiptare do të mbahet mend përgjithmonë dhe do të shkruhet me shkronja të arta në historinë tonë të lavdishme. Me hapjen e televizionit shqiptar në tokën amerikane, ai jo vetëm që kontribuoi në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, identitetit dhe kulturës shqiptare, por na siguroi një dritare të artë ku ne nga komuniteti shqiptar në SHBA jemi të lidhur dhe bashkuar me shqiptarët anembanë botës.

Në emër të shoqatës “Jehona e Malësisë” si dhe në emrin tim personal i shprehi ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën. Beni pushoftë në paqë dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Banner

Related posts

Regjim i posaçëm trafiku në Shkup për shkak të manifestimeve të Buzmit

Gjyla Halili

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, diskutohen zhvillimet politike në vend

Gjyla Halili

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Gjyla Halili