KOSOVË

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, humb jetën kamerierja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minuta në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Si pasojë e të shtënave me armë një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur kamerierja e lokalit. Po ashtu raportohet edhe për dy të plagosur që janë transportuar në Spitalin e Traumës.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe se cilët janë autorët. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, raporton abcnews.

Banner

Related posts

Po punojmë në plane të reja për mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë

admin

Hapi i parë për zgjedhjet në veri largimi i njerëzve nga rruga

admin

Lirimi i tre policëve të Kosovës. Kryeministri hungarez merr meritat

admin

Leave a Comment