KOSOVË

Dy persona të vdekur në Kroaci dhe një në Slloveni si pasojë e stuhive

Dy persona kanë vdekur në Zagreb të Kroacisë dhe një tjetër në Bled të Sllovenisë, si pasojë e stuhive që kanë goditur këto shtete në pasditen e së mërkurës.

Lupka Hitrova nga Instituti i Trajnimit për Mjekësi Emergjente në Zagreb, ka thënë se dy viktimat – burra – kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të pemëve.

“Ata kanë pasur lëndime të shumta në kokë”, ka thënë Hitrova.

Tetë persona janë plagosur, por në mesin e tyre nuk ka fëmijë.

Autoritetet sllovene kanë thënë se viktima në Bled e ka pësuar njëjtë – nga rrëzimi i një peme.

Sipas autoriteteve kroate, shërbimet e emergjencës i kanë pranuar 700 thirrje dhe vetëm zjarrfikësit kanë intervenuar në 50 raste.

Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomisllav Tomasheviq u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i thërrasin shërbimet e emergjencës vetëm në rast urgjence, pasi linjat janë bllokuar.

Stuhia, e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, ka nisur rreth orës 16:00 dhe ka zgjatur rreth 20 minuta.

Banner

Related posts

Gjykata merr vendim për tre personat që dyshohen për sulmin ndaj Valon Sylës

admin

S’kam orë të 30 mijë eurove

admin

Osmani në Forumin e Antalisë: Kosova edhe në kohë lufte ka zgjedhur paqen dhe diplomacinë

Gjyla Halili

Leave a Comment