AKTUALE

Shtabi politik i Degës së BDI-Gostivar në takim me ish bartësit e funksioneve të BDI nga viti 2002 e këndej

Sonte, në kuadër të aktiviteteve të Shtabit Politik të Degës së BDI-së në Gostivar, u mbajt një takim i veçantë me ish-bartësit e funksioneve të BDI-së nga viti 2002 e këndej – figura kyçe që me të drejtë cilësohen si themelues dhe veteranë të partisë.

Takimi, i udhëhequr nga Shefi i Shtabit Politik për Gostivarin, z. Talat Xhaferi, shërbeu si platformë reflektimi dhe bashkëbisedimi mbi rrugëtimin politik të deritanishëm dhe sfidat aktuale. U vlerësua lart kontributi historik i këtyre personaliteteve dhe u diskutua për mënyrat konkrete se si përvoja e tyre mund të ndihmojë në forcimin e strukturave dhe rritjen e përfshirjes qytetare.

Në këtë takim u ritheksua edhe një herë qëndrimi i qartë i BDI-së për drejtësi të barabartë dhe refuzimin e çdo forme të selektivitetit politik.

BDI në Gostivar mbetet e vendosur të m me ndërtojë ura bashkëpunimi ndërmjet brezave, duke u mbështetur në përvojën, besimin dhe vlerat që na kanë sjellë deri këtu.

Banner

Related posts

“Arti që flet me gurë e dru” – Bajram Rexhepi merr pjesë në ekspozitën personale të profesor Izet Zeqirit

Gjyla Halili

Lladrovci përgëzon Ahmetin për Marrëveshjen e Ohrit: Shekulli shqiptar vazhdon!

Gjyla Halili

Aksidenti te “Rruga e Plastikave”, MPB: Një 19-vjeçar humbi jetën, shoferi i veturës “Audi” është arrestuar

Gjyla Halili