AKTUALE

Taravari me propozim: Zgjedhja e presidentit të bëhet nga Kuvendi

Kandidati për president të vendit nga radhët e opozitës Shqiptare, Arben Taravari propozoi sonte që në ndryshimet kushtetuese krahas futjes së pakicës bullgare, të hiqet edhe 20 për qindëshi dhe presidenti i vendit në të ardhmen të votohet nga Kuvendi. Ai njëherit i bëri thirrje BDI-së për përforcimin e siç u shpreh demokracisë konsensuale. Me mbështetjen edhe të BDI-së, sipas Taravari shqiptarët në RMV do të mund të fitonin njërin nga tre postet më të rëndësishme në vend, atë të presidentit të shtetit.

“Unë dhe partnerët e mi do të angazhohemi që në kushtetutë të përfshihen tre elemente, futja e bullgarëve, heqja e 20 për qindëshit dhe presidentin e shtetit ta zgjedh Kuvendi…Ftojmë shqiptarët dhe BDI-në që të mbështes vizionin tim dhe kandidaturën time. Tash e kemi mundësin që të përforcojmë demokracinë konsensuale. Tani e kemi mundësin që të fitojmë një nga postet më të rëndësishme në vend”, tha Taravari.

Banner

Related posts

Reagon Kryetari Dehari ndaj “shpifësve”,që shtrembrojnë qëllimisht të dhënat e publikuara nga “IDEA”…

Gjyla Halili

Mexhiti: Ndryshe nga e kaluara, ne ndërtojmë për të ardhmen

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës priti imamin e Qendrës Kulturore Islame “Nur” nga Austria

Gjyla Halili