AKTUALE

Takimi Siljanovska Davkova me Piter Smolvud: Shkëmbyen mendime për politikën ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zhvilloi takim me Piter Smolvud, anëtar i njohur i Partisë Konservatore britanike dhe me Ron Nering, drejtor i programeve ndërkombëtare në Institutin amerikan të lidershipit dhe ish kryetar i Partisë Republikane të Kalifornisë.

Në takim, ashtu siç kumtoi Kabineti i Siljanovska Davkovës, janë shkëmbyer mendime për politikën ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale dhe konfliktet ushtarake dhe zgjidhjet e mundshme për paqe.

Vëmendje e veçantë iu kushtua Ballkanit Perëndimor dhe konsolidimit të tij të gjatë dhe të ndërlikuar demokratik dhe eurointegrimit.

Është riafrimuar dhe potencuar rëndësia e partneritetit strategjik Amerikë-RMV pas fitores së Partisë Republikane dhe të Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale.

Në takim u shpreh dakordësia se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do t’i japë fund rrezikut të destabilizimit dhe ballkanizimit dhe do të çojë në ribashkimin e tij në Evropë, ku i përket jo vetëm gjeografikisht, por edhe historikisht dhe kulturalisht.

Bashkëbiseduesit shprehën mirëkuptimin dhe mbështetjen për fillimin e negociatave tona me BE-në.

Banner

Related posts

Nga Parisi në New York për një orë e gjysmë – aeroplani me shpejtësi hipersonike po bëhet realitet dhe do të shkurtojë kohën e udhtimeve në botë

admin

Komedianë rusë tallen me Kurtin, ja biseda e plotë

Gjyla Halili

Vizita zyrtare e Myftiut të Tetovës në komunat e Pollogut

Gjyla Halili