AKTUALE

ESHS: Paga mesatare gjatë muajit shkurt në Maqedoni, 43,053 denarë

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në shkurt të këtij viti ka qenë 43 053 denarë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).

Në shkurt të këtij viti, në krahasim me shkurtin e vitit të kalur, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës është më e lartë për 9,6 për qind.
ESHS sqaron se rritja ka të bëjë, para së gjithash, në rritjen e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtari lidhur me pasurinë e paluajtshme për 16,6 për qind, Industri përpunuese për 11,5 për qind dhe për arsim për 11,4 për qind.

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar në sektorët: Informacione dhe komunikime për 4 për qind, Veprimtari lidhur me pasurinë e paluajtshme për 3,9 për qind dhe Industrinë përpunuese për 2,5 për qind.
Në shkurt të këtij viti, paga mesatare mujore e paguar bruto është 64 634 denarë.

Banner

Related posts

Ahmeti i prerë pas Kongresit: “S’jam përfaqësues i maceve, por i luanëve! Nëse dal në rrugë, s’kthehem më”

Gjyla Halili

Nënshkrim i Kodeksit për zgjedhje korrekte dhe demokratike për Zgjedhjet për deputetë

Gjyla Halili

Mexhiti: Si me Albin Kurtin dhe VV-në, diaspora do ta vulos fitoren edhe në Vrapçisht

Gjyla Halili