AKTUALE

Takimi i ministrit Toshkovski me zv.ambasadoren e Suedisë

MPB njofton se Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka pasur takim pune me zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Bibi Gramsson.

Në takim, Toshkovski theksoi rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në drejtim të realizimit të proceseve të ardhshme zgjedhore, si dhe të drejtat dhe obligimet që ka si ministër në këtë Qeveri teknike, të cilat kanë për qëllim organizimin

Zëvendësambasadorja Gramson, shtohet në komunikatë, theksoi bashkëpunimin e mirë me policinë maqedonase, ndërsa ekipi i saj prezantoi projektin për mbështetjen suedeze për reformat policore, të cilin do ta zbatojë “SIDA”, Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor.

Toshkovski falënderoi policinë maqedonase për mbështetjen e deritanishme dhe deklaroi se është në dispozicion për të gjitha nevojat për realizimin e vazhdueshëm të projektit të paraparë për zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike.

Banner

Related posts

UT-ja çmim për Talat Xhaferin, Ziberi: Mos të keqpërdoret UT-ja në periudhë parazgjedhore

Gjyla Halili

Për reforma sistematike na duhen 80 deputetë në Kuvend dhe për këtë do t’u japim mundësi të gjithëve, paralajmëroi Mickoski

Gjyla Halili

Dehari “kursen” qeverinë e re nga kritikat: Mërgimtarët janë kthyer në vendlindje, jemi koncentruar në kërkesat e qytetarëve

Gjyla Halili